Arrestohen dy persona, mashtruan një shtetas të Maqedonisë së Veriut – i morën para në Prishtinë

nga D. V.

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë mashtruar shtetasin e Maqedonisë së Veriut duke ia marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 08.04.2024 rreth orës 20:42, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 10.04.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, duke ia marrë një sasi të konsiderueshme parash.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More