Arrestohet aktori i famshëm, Michael Madsen

nga D V

Aktori i Hollywoodit, Michael Madsen, është arrestuar në Kaliforni me akuzën e dhunës në familje.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Angeles tha se mori një telefonatë pak pas mesnatës të së shtunës nga një grua duke thënë se “burri i saj e shtyu dhe e mbylli jashtë shtëpisë”.

Madsen, i cili luajti në filmat e Quentin Tarantino, “Reservoir Dogs”, “Kill Bill” dhe “The Hateful Eight”, u arrestua në Malibu me akuzën për kundërvajtje.
Michael Madsen

Një kundërvajtje është një vepër penale në ShBA, që zakonisht dënohet me më pak se 12 muaj burg.

Madsen u lirua nga paraburgimi pas dorëzanisë prej 20 mijë eurosh.

Michael Madsen dhe DeAnna Madsen janë të martuar për 28 vjet.

Paraqitjet e tjera në film të Madsen përfshijnë serinë e filmave “Free Willy”, “Thelma & Louise”, “Donnie Brasco” dhe filmin e James Bond, “Die Another Day”.

Michael Madsen

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More