Arrestohet hajduti në Shkup

nga Xh M

Nëpunës policorë nga NJPB-NJÇK Kisella Vodë pranë SPB Shkup e kanë privuar D.T. nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje të automjetit”, kumtuan nga MPB-ja.

“Në të vërtetë, në periudhën kohore nga ora 19:00 e datës 27.05 deri në ora 14:00 e datës 28.05.2024 në Shkup, D.T. ka vjedhur automjetin ‘opel vectra’, pronë e L.L. nga Shkupi. Pas ndërmarrjes së masave nga ana e nëpunësve policorë, D.T. është privuar nga liria, kurse automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More