Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht familjarin e tij dhe gjuajti me armë zjarri

nga D V

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar familjarin e tij.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё,njofton se me datë 09.12.2024, rreth orёs 21:50, ёshtё njoftuar nga viktima se nё fshatin Vitomiricё-Pejё, ёshtё sulmuar fizikisht nga i dyshuari ( familjar i tij).

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejё, menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty kanё takuar tё dyshuarin e kёtij rasti dhe gjatё kontrollit nё trupin e tij ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё pistoletё Taurus cal: 9mm. Njё  karikator i sё njejtёs arme. Katёrmbёdhjetё(14) gёzhoja cal: 9mm”, thuhet në njoftim.

Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari deklaron se ka shtёnё dy herё nё ajёr me armёn e sekuestruar, pas intervistimit i njëjti me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More