Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

nga L. M

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Botticino, Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë policia gjeti rreth 45 gramë kokainë të ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

Fillimisht, policia kishte hyrë në shtëpi për një verifikim lidhur me një armë të dyshuar të paligjshme. Por arma rezultoi të ishte një lodër – një imitim i përsosur i një pistolete gjysmë automatike. Në vend të saj, autoritetet gjetën substancën narkotike të gatshme për tregtim, që vlerësohet të sillte rreth 4 mijë euro fitim në treg.

I dyshuari, me dokumente të rregullta qëndrimi, ka një histori të gjatë precedentësh penalë, kryesisht për çështje të lidhura me drogën. Ai u arrestua nga Njësia Antidrogë e Brescias dhe u mbajt në paraburgim në pritje të vendimit të Prokurorisë.

Për shkak të rrezikshmërisë dhe të kaluarës penale, Kreu i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, firmosi revokimin e lejes së qëndrimit, duke hapur rrugën për dëbimin e tij nga Italia pas përfundimit të dënimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More