Arsenali raportohet se është i gatshëm të lejojë katër lojtarë të largohen këtë verë, teksa po përpiqen të gjenerojnë fonde për transferimin e një sulmuesi të ri.
The Mirror raporton se Oleksandr Zinchenko, Jorginho, Thomas Partey dhe Kieran Tierney pritet të largohen nga klubi në verë, me klubin që është i etur të ndërtojë një ekip fitues për Mikel Artetan.
Sidoqoftë, vetëm Zinchenko nuk është në vitin e fundit të kontratës së tij kështu që kjo ka të bëjë me reduktimin e pagave.
‘Topçinjtë’ humbën dyshen Gabriel Jesus dhe Kai Havertz pas lëndimeve që pësuan më herët gjatë këtij viti, andaj ishte e domosdoshme për të sjellë përforcime në sulm.
Ata janë lidhur tashmë me Viktor Gyokeres dhe Benjamin Sesko, por dështuan që të transferojnë një sulmues këtë verë.
Megjithatë, situata nuk është e njëjtë për Zinchenkon dhe Partey pasi këta dy lojtarë nuk janë në bisedime me klube të tjera.
Pavarësisht lëndimeve dhe dështimit në merkato, Arsenali e mposhti PSV-në me rezultat tenistik 7-1 në ndeshjen e parë të fazës së1/8-tës së Ligës së Kampionëve.