Arsimi nuk arrin të fitojë, barazon me Pelisterin në Gostivar

nga D. V.

Skuadra e Arsimit ka barazuar 3:3 ndaj Pelisterit në Gostivar në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të dhe të fundit për gjysmësezonin vjeshtor në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Çegrani nuk e nisi mirë këtë përballje, ku pjesën e parë e mbylli me disavantazh prej 0:2 me golat e Kerim dhe Ristovskit, teksa në pjesën e dytë Shefiti ngushtoi shifrat fillimisht për 2:1. Në vijim Pelisteri avansoi sërish për rezultat 3:1 me Ristevskin, përderisa në 10 minutat e fundit Arsimi shënoi dy gola tjera me Asanin dhe Besagiq, duke barazuar shifrat në 3:3. Ekipi shqiptar tentoi deri në fund për të gjetur edhe njëherë tjetër rrjetën, duke krijuar raste të mira drejt portës së Pelisterit, por nuk arritën që të finalizojnë, duke mbyllur ndeshjen me barazim dhe vetëm një pikë. Kjo ishte ndeshja e fundit e kësaj xhiroje dhe e fundit për gjysmësezonin vjeshtor në Ligën e Parë, teksa kampionati shkon në pauzë dimërore dhe rikthehet në mesin e muajit shkurt të vitit 2026.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More