Asnjë sqarim nga Gërvalla për mandatarin dhe formimin e Qeverisë, i reagon ashpër gazetares

nga D. V.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është pyetur nga Ekonomia Online për hapat e mëtejmë pas konstituimit të Kuvendit, konkretisht nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë mandatarin te presidentja Vjosa Osmani.

“Si do të veproni tani, pasi po e konsideroni që Kuvendi është konstituuar? A do ta propozoni mandatarin te Presidentja?”, ishte pyetja drejtuar Gërvallës.

“A e dini ku keni ardhur dhe për çfarë keni ardhur? A jeni e ndërgjegjshme ku keni ardhur dhe për çfarë keni ardhur? Atëherë, ju lutem, përmbahuni rregullave”, i tha Gërvalla gazetares së Ekonomia Online.

Këtë deklaratë ajo e dha pas pjesëmarrjes në meshën solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

Për të njëjtën temë, EO ka tentuar të marrë një mendim edhe nga ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, por as ai nuk pranoi të përgjigjej.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More