Austin Butler dhe Kaia Gerber thuhet se u ndanë pas tre vitesh lidhje

nga D V

Aktori Austin Butler (33-vjeçar) dhe modelja e vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber, (23-vjeçare) thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

TMZ raportoi të martën se Butler dhe Gerber i dhanë fund lidhjes së tyre trevjeçare në fund të vitit 2024.

Fansat filluan të dyshonin se diçka nuk shkonte pasi Kaia u pa duke pushuar në Meksikë me familjen e saj pa Austin. Burimet pohojnë se mes tyre gjithçka është në rregull dhe se ndarja ka qenë miqësore.

Foto: Getty Images

Sipas tyre, lidhja thjesht mori fund natyrshëm pas disa vitesh. Lajmi i ndarjes shpjegon pse Kaia nuk solli një partner në udhëtimin në Los Cabos, edhe pse vëllai i saj Presley Gerber shoqërohej nga e dashura e tij Isabella Jones. Prindërit e tyre, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, iu bashkuan atyre në udhëtim.

Austin dhe Kaia ndezën aludimet për romancë për herë të parë në dhjetor 2021, kur Austin u pa duke folur me prindërit e Kaias në një sfilatë mode ku ajo po performonte. Çifti më pas u pa shpesh bashkë gjatë pushimeve, dhe ata konfirmuan lidhjen e tyre duke festuar së bashku Ditën e Shën Valentinit në shkurt 2022.

Foto: Getty Images

Ata patën paraqitjen e tyre të parë të rëndësishme publike në mars 2022 në festën e Oscars të revistës W, ndërsa debutuan në tapetin e kuq në maj të të njëjtit vit në Met Gala në New York.

Para lidhjes së saj me Austin, Kaia ishte në një lidhje njëvjeçare me yllin e “Euphoria”, Jacob Elordi, ndërsa ajo u takua shkurtimisht me Pete Davidson në fund të 2019-ës dhe në fillim të 2020-ës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More