Avion i Montenegro Airlines shitet për 23900 euro

nga Xh M

Administratori i falimentimit të “Montenegro Airlines”, Milan Raduloviç njoftoi shitjen e re nga asetet e ish kompanisë nacionale malazez, në vlerë të përgjithshme prej 1.94 milionë euro.

Në mesin e aseteve është avioni i fundit Fokker, që shitet për 23900 euro. Çmimi është për dhjetë mijë euro më i ulët, në krahasim me çmimin në nëntor të vitit 2024.

Ofertat mund të dorëzohen deri më 24 shkurt ndërsa do të hapen tre ditë më vonë në Gjykatën Ekonomike.

Ofertat mund të dorëzohen nga kompani dhe qytetarë nga vendi dhe jashtë vendit, të cilët paguajnë depozitë – dhjetë për qind të çmimit të pronës për të cilën janë të interesuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More