Avokati Gjini për 15 vjet burg Pleskoviqit : Ky dënim është shumë pak në raport me masakrat

nga D. V.

Pas aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit dhde dënimit të tij me 15 vjet brug për krime lufte në Prizren, avokati i viktimave Gent Gjini tha se ky kriminel lufte, Millosh Pleskoviq, është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë.

“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakru dy fëmijë binjak.Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënu shumë pak me ligje të Jugollsavisë”, ka thënë avokati Gjini.

Avokati Gjini tutje ka thënë se Pleskoviq ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan.

“Për herë të parë po gjykohet një anëtar i Arkanoviqëve e Beretave të Kuqe”, ka thënë avokati nga Prizreni.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More