239
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv çështjen Fredi Beleri dhe deklaratën e tij nga Athina se himarjotët i mbron ‘nëna Greqi’. Ngjela thotë se ai e ka treguar që është në shërbim të Greqisë.
Ndërkohë, avokati zbardh edhe një bisedë më Ramën dhe ‘porosinë’ e SHBA për Çamërinë.
“Atje është labëri, ç’merren me ta. Kot e kanë me gjithë Belerin. Ai deklaroi vetë që jam në shërbim të tyre. Dhe ata nuk janë treguar ndonjëherë racional me Shqipërinë se kanë Çamërinë. Kosova iu iku Serbëve. Dy ishin krahinat e mëdha që ‘çan’ Rilindasit tanë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morën Shqiptarët.