Azir Aliu nga tubimi i VMRO-së në Gostivar: Mbështetje e fuqishme për Sebaedinin

nga Xh M

Gostivar, 7 tetor – Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Azir Aliu, sonte ka marrë pjesë në tubimin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në Gostivar, ku siç shkruan Aziri, u dha mbështetje e fuqishme për kandidatin për kryetar komune, Sebaedin Dauti.

Në statusin e tij, Aliu shkruan se ndryshimi që po ndodh në vend nuk është vetëm politik, por edhe njerëzor, duke bashkuar njerëz që besojnë në ndershmëri, punë dhe rezultate të prekshme.

“Sonte, në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, mora pjesë në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Gostivar, ku u dha mbështetje e fuqishme për kandidatin tonë për kryetar komune, Sebaedin Dauti. Ngjarja dëshmoi se ndryshimi në vend nuk është vetëm politik, por edhe njerëzor. Ai bashkon njerëz që besojnë në ndershmëri, në punë dhe në rezultate të prekshme”.

VLEN, sipas Aliut, është partner që qëndron me dinjitet, ndërsa nënvizoi se koalicioni që ai përfaqëson nuk do të lejojë që ndjenjat kombëtare të keqpërdoren për qëllime elektorale, ndërkohë që qytetarët përballen ende me mungesë të ujit të pijshëm, kanalizim dhe kushte elementare për jetesë.

Ai theksoi se ky është moment vendimtar që politika t’i kthehet njeriut, duke kërkuar që zgjedhjet e 19 tetorit të jenë referendum për përgjegjësi dhe punë të ndershme.

“Ky është momenti që politika t’i kthehet njeriut. Më 19 tetor, Gostivari do ta dëshmojë këtë me një zë, me punë dhe me ndryshim”, përfundoi Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More