Azizi: Me 10 mijë vota epërsi, Tetova shkruan histori

nga Xh M

Shkup, 5 tetor – Shefi i shtabit të përgjithshëm të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, Adnan Azizi, ka deklaruar se Tetova po shkon drejt një fitoreje të padiskutueshme dhe historike zgjedhjet lokale.

“Fitorja në Tetovë do të jetë më e madhja në historinë e zgjedhjeve lokale. Shkojmë për +10.000 dallim për Bilall Kasamin dhe fitore historike!”, ka theksuar Azizi.

Ai shtoi se mbështetja qytetare për Bilall Kasamin po rritet çdo ditë, si dëshmi e besimit në vizionin dhe punën e bërë për zhvillimin e Tetovës, ndërsa VLEN po hyn në fazën përmbyllëse të fushatës me energji dhe mobilizim të plotë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More