Bajram Rexhepi në darkë me kandidaten e Levicës dhe Forumin e Gruas të Apasievit

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – BDI-ja dhe Bajram Rexhepi po vazhdojnë t’i nënshtrohen Dimitar Apasievit për votat në Komunën e Tetovës.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se Bajram Rexhepi është takuar për darkë me kandidaten e Levicës në Tetovë, Katka Bozhinovska, si dhe forumin e gruas të partisë së Dimitar Apasievit.

Takimi ka ndodhur vetëm 3 ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve, në të cilin Bilall Kasami e mundi Bajram Rexhepin me 4.000 vota dallim.

Partia Levica njihet për qëndrimet e saj ekstremisht antishqiptare, bën thirrje për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës, është kundër NATO-s dhe BE-së dhe shpreh hapur qëndrimet e saj kundër xhamive dhe kundër fesë islame.

Përveç Bajram Rexhepit, edhe shefi i PR-it i Bajram Rexhepit, Ardi Ismaili, është parë në një takim me kandidaten e Levicës./Fol.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More