Balla: Liria e medieve, me rëndësi për funksionimin e demokracisë

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi sot rëndësinë e lirisë së medieve në funksionimin e demokracisë.

Në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, Balla ndau me pjesëmarrësit një raport të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku sipas tij, kryetari i Partisë Demokratike ka pasur më shumë kohë televizive në katër televizionet kombëtare sesa kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste.

Ai e cilësoi këtë si një tregues pozitiv të pavarësisë së medieve, duke theksuar se linja editoriale nuk përcaktohet nga politika, por nga vetë mediet.

Në përmbyllje, Balla falënderoi përfaqësuesit e Parlamentit Europian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke përmendur votimin e fundit me mbi 570 vota pro në raportin për vendin.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët për projektligjet që prekin interesin publik, përtej ndasive ideologjike.

“Ka disa raste kur opozita e ka natyrshëm votën kundër, siç është buxheti i qeverisë, përbërja e qeverisë, por kemi edhe plot projektligje të tjera ku mund të gjejmë gjuhën e përbashkët, përfshirë këtu edhe çështjet që u përmendën së fundmi nga eurodeputetët”, shtoi ai.

Balla bëri të ditur se qeveria do të propozojë së shpejti një ligj të posaçëm kundër dhunës me bazë gjinore, duke e cilësuar si një çështje që bashkon të gjitha palët politike dhe shoqërinë në tërësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More