Balla me ambasadorin italian: Thellim i bashkëpunimit dhe projekte të reja dypalëshe

nga D V

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë temash me interes të ndërsjellë, duke theksuar marrëdhëniet e privilegjuara mes dy vendeve dhe përgjegjësitë që ato sjellin.

Në qendër të bisedës ishin përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe parashikimi i finalizimit të këtij procesi deri në vitin 2027. U theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit të përbashkët në linjë me grupkapitujt dhe kriteret e negociatave. Ministri Balla dhe ambasadori Alberti u ndalën gjithashtu tek raportet ndërparlamentare, duke theksuar nevojën për të kaluar në një nivel më të avancuar bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve.

Një tjetër temë kyçe e takimit ishte turizmi dhe rritja e vizitave nga turistët italianë në Shqipëri. Në këtë kontekst, palët diskutuan mbi mundësinë e shkëmbimeve mes rajoneve të të dy vendeve dhe iniciativave të reja për promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

Një temë tjetër me rëndësi ishte çështja e migracionit dhe mënyrat më efikase të menaxhimit të saj në kuadrin e sfidave të përbashkëta.

Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën angazhimin për të vijuar me projekte të reja bashkëpunimi dhe me zbatimin e Marrëveshjes për Pensionet menjëherë pas miratimit në Dhomën e Deputetëve të Italisë.

Ambasadori Alberti riafirmoi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e projekteve të reja në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More