Bardhi kërkesë për diskutim jashtë rendit të ditës 60 minuta në seancën e sotme

nga D. V.

Pas Konferencës së Kryetarëve që u mbajt sot nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi depozitoi në Kuvend një kërkesë urgjente për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme plenare dhe për respektimin e nenin 45 të Rregullores së Kuvendit.

Bardhi kërkoi që të përfshihet 60 minuta diskutim jashtë rendit të ditës në seancë.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Per mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare… Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta”, shkruan Bardhi në kërkesë.

Konferenca shqyrtoi sot projekt-programin e punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.

Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Pika tjetër e rendit të ditës ishte njohja e anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve me Raportin e monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More