Bardhi publikon pamjet e votimit të kontrolluar, akuza Ballukut për skemën e përdorur në të gjitha QV-të

nga L. M

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar një tjetër shkelje të rëndë gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në Facebook, Bardhi e quan këtë episod “Votim i kontrolluar = farsë elektorale” dhe akuzon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta, duke shkelur Nenin 1 të Kushtetutës, i cili përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”.

Ai shprehet se shteti është shkri me partinë në pushtet, e cila sipas tij, njëlloj si “një bandë terroriste”, ka cenuar lirinë e qytetarëve për të votuar në fshehtësi dhe pa kontroll. Sipas Bardhit, pamjet zyrtare të KQZ-së tregojnë sesi në QV 1813, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnje, patronazhistët e PS kontrolluan votimin e qytetarëve.

LEXO EDHE:

Berisha: Kjo qeveri vetëm vjedh dhe nuk zhdëmton. Thethi një krim shtetëror, dhe ne do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët

Deputeti akuzon Belinda Ballukun si urdhëruesen e kësaj skeme, duke pretenduar se vetëm përmes metodave mafioze mund të kontrollohej çdo votë e blerë me para korrupsioni. Bardhi thekson se qytetarët presin ndëshkimin e atyre që ai i quan “terroristë elektoral” dhe fton organet e drejtësisë që të veprojnë ndaj krimit elektoral pa mbyllur sytë.

Postimi i plotë: 

Episodi 5/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Neni 1 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”. Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira dhe as të barabarta.

Jo vetëm që shteti u shkri me partinë në pushtet, por kjo e fundit njëlloj si një bandë terroriste cenoi hapur lirinë e zgjedhësve për të votuar në fshehtësi dhe të pa kontrolluar.

Pamjet zyrtare të KQZ provojnë sesi në QV 1813, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnje, patronazhistët e PS kontrolluan votimin e qytetarëve ditën e zgjedhjeve, duke dhunuar lirinë e tyre për të votuar të pa kontrolluar.

Belinda Balluku urdhëruesja e kësaj skeme të shtrirë në të gjitha QV që kanë pamje me videokamera, e kishte të qartë se vetëm përmes skemave mafioze mund të kontrollonte çdo votë të blerë me para korrupsioni. Qytetarët presin ndëshkimin e terroristëve elektoral, dhe është detyrë e organeve të drejtësisë që të mos mbyllin sytë përpara krimit elektoral.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More