Basha në shënimin e 102-vjetorit të Republikës së Turqisë: Ka qëndruar krah nesh me mbështetje institucionale

nga D. V.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë dhe mbajti fjalë përshëndetëse në ceremoninë e mbrëmshme solemne të shënimit të 102-vjetorit të Republikës së Turqisë, të organizuar nga Ambasada turke në Prishtinë.

Duke përcjell urimet më të sinqerta për popullin dhe shtetin turk kryetari Basha theksoi miqësinë e thellë mes dy popujve tanë, e cila shtrihet përtej kohës dhe lidhet ngushtë me historinë tonë.

Në komunikatën për media Basha citohet të ketë thënë se shqiptarët përgjatë shekujve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e Turqisë.

 “Që nga ditët më të vështira të luftës, periudhës së rindërtimit e deri në forcimin e kapaciteteve shtetërore, Republika e Turqisë ka qëndruar krah nesh me mbështetje institucionale, ekonomike e humanitare. Sot, marrëdhëniet tona po ndërtohen mbi arritje konkrete, projekte zhvillimore dhe partneritet të fuqishëm politik e institucional”, deklaroi kryetari i Kuvendit, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Gjeneralin Ulutash dhe 730 ushtarët e kontingjentit turk që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, forca këto që, siç tha kryetari Basha, vazhdojnë të jenë të pranishme për shkak të politikave hegjemoniste të shtetit serb, i cili nuk e pranon realitetin tonë dhe vazhdon të ketë pretendime territoriale mbi ne.

“Republika e Kosovës e vlerëson Turqinë si partner strategjik me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta për zhvillim, stabilitet rajonal dhe prosperitet për popujt tanë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, urojmë popullin turk për 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, me dëshirën që miqësia dhe bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm të forcohen edhe më shumë në shërbim të paqes, mirëqenies dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, tha në fjalën e tij kryetari Dimal Basha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More