Basketboll, pas humbjes nga Shqipëria, Kosova pëson edhe nga Malta

nga L. M

Basketbollistet e Kosovës U16 kanë pësuar një tjetër disfatë të mërkurën mbrëma në “FIBA U16 Eurobasket 2025” Divizioni C. Kosova humbi nga Malta me rezultat të thellë, 73:48. Ndeshjet e Grupit B zhvillohen në Pejë.

Çerekun e parë, Kosova e humbi 25:12. Edhe në çerekun e dytë Malta ishte më e mirë. E fitoi 18:12.

Kosova u rikthye në çerekun e tretë, që përfundoi 14:14, por Malta reagoi sërish në çerekun e fundit duke e fituar 16:10.

Me fitoren 73:48, Malta siguroi kalimin në gjysmëfinale.

Një ditë më herët, të martën, Kosova U16 humbi edhe nga Shqipëria me rezultat 60:43.

Ndeshjen e fundit, Kosova e ka të enjten kundër Moldavisë. Edhe kjo ndeshje luhet në Pejë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More