Shkup, 7 janar – BDI sot ka akuzuar pushtetin për nivelin e lartë të ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut.
Nga atje thonë se Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in.
“Ajri është i mbushur me helm, fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje, të moshuarit po përkeqësohen nga sëmundjet kronike, dhe qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre.
Ndërkohë, ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që të ofrojë zgjidhje.
Nuk kanë asnjë plan, asnjë masë konkrete, vetëm fjalë dhe arsyetime të lodhura, ndërsa njerëzit po mbyten nga ndotja!
Ata nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por vetëm interesat e errëta që i sollën në pushtet”, thonë nga BDI.
BDI paralajmëron se kjo situatë është e patolerueshme.