BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë

nga D V

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian [BE], Peter Stano, ka thënë se BE-ja përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se është e përkushtuar për drejtësi.

Në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë, Stano ka shkruar në rrjetin social X se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.

Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku e kishte dënuar sulmin në Banjskë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti një polic i vdekur e dy të tjerë të plagosur”, kishte shkruar Borrell në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ai pati bërë thirrje që të zbardhet sulmi i 24 shtatorit, duke ftuar qe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More