Një panik serioz filloi në rrjetet sociale kur u shfaq informacioni se nga 1 shtatori i këtij viti Bashkimi Evropian po fut një ndalim për përdorimin e produkteve kozmetike që përmbajnë substancën TPO. Kjo është pikërisht ajo që gjendet në një numër të madh të llaqeve të thonjve me xhel, si dhe në ngjitësit për qerpikë artificialë. Kjo do të thotë që llaqet e thonjve me xhel do të bëhen histori.
TPO, një substancë që gjendet zakonisht në llaqet hibride të thonjve, ngjitësit për zgjatjet e qerpikëve dhe xhelat, është shpallur kancerogjene, toksike për riprodhimin dhe për këtë arsye është veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna. Prandaj, është shpallur një ndalim për përdorimin, shitjen dhe aplikimin e saj që nga 1 shtatori.
Hulumtimet kanë treguar se kjo substancë mund të shkaktojë një numër efektesh anësore, nga çekuilibri hormonal dhe toksiciteti në sistemin riprodhues deri te formimi i mundshëm i kancerit.
Në rrjetin social “X” ka shumë debate nëse është në rregull të kesh thonj artificialë. Disa gra pyesin veten nëse janë të vetmet që nuk e kanë bërë kurrë këtë. Ato që e bëjnë janë shumë të shqetësuara sepse fakti është se llaku xhel, duke qenë jetëgjatë, i bën thonjtë tuaj të bukur dhe të rregullt për javë të tëra.
TPO është një fotoiniciator që përdoret në produktet e thonjve, të tilla si llaqet e përhershme të thonjve, xhelet dhe ngjyrat akrilike, për t’i lejuar ato të thahen nën llambat UV ose LED.