Beckham padit aktorin e njohur pasi pretendon se humbi 9.8 milionë euro për shkak të tij

nga D V

David Beckham filloi një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollivudit Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg.

Ish-futbollisti anglez pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, rreth 9.8 milionë euro, shkruan The Sun.

Beckham 45-vjeçar pranoi të bëhej ambasadori global i firmës kur u zhvendos në Los Angeles dhe ai dhe Whalberg kishin lidhur një miqësi.

Ai gjithashtu ka paditur firmën e aktorit, Mark Wahlberg Investment Group (MWIG) dhe themeluesit e grupit të palestrës “F45”, Adam Gilchrist dhe Rob Deutsch.

Ai pretendon se humbi më shumë se 9.8 milionë euro kur stoqet që iu premtuan u mbajtën deri në rënien e çmimeve të aksioneve.

Wahlberg dhe bashkëpandehurit e tij pretendojnë se akuzat për “mashtrim” janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More