Zv/kryeministrja Belinda Balluku vazhdon takimet në zonën e saj elektorale. Sot Balluku ishte në Lushnjë. Ajo shkruan në postimin e kësaj të enjte: “Në Qendrën e Artit, e cila mban emrin e të madhes Vaçe Zela.
Projekti përfshin:
▪️ Sallë teatri me 450 vende
▪️ Skenë lëvizëse
▪️ Salla e Teatrit të Kukullave, me 150 vende
Një investim i cili do të gjallërojë jetën kulturore dhe artistike të qytetit, ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati para verës së 2025″- përfundon Balluku.
