Berisha: Parlamenti Europian deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të ndershme

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “dje në Parlamentin Europian u deklarua nga dy përfaqësues kryesorë të këtij parlamenti se zgjedhjet nuk ishin të ndershme”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të ndershme”.

Duke folur për votën e diasporës më 11 maj, Berisha tha se, DHL ka vonuar zarfet për votuesit demokratë.

Berisha tregoi historinë e Hazirit, një postieri të ri në Tropojë në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur u vendos për herë të parë shërbimi postar në Tropojë apo në Malësinë e Gjakovës, i cili nuk i dërgonte të gjitha letrat.

“Tani çfarë ka ndodhur me DHL-në, si përsëritet historia. Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë. Urdhëroni, çfarë ka bërë? Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve. Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj zarfin tjetër Spiros, votuesit të PD. Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve”, tha Berisha.

Kreu i PD tregoi disa raste kur fletët e votimit janë mbajtur nga posta edhe 25 ditë. Berisha shtoi se, “filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar, kanë ndarë milionat me PS-në”.

“Firmat janë 90 për qind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar. Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht”, theksoi ai.

“Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë. Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar. Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta”, u shpreh Berisha.

“Bëhet fjalë për mijëra e mijëra. Tani, të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe. Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash. Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë, se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot”, theksoi kreu i PD.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More