Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

nga D. V.

Shkup, 29 tetor – Këshilltarët e koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit kanë reaguar ndaj lëshimit të certifikatave për mandatet e këshilltarëve vetëm në një gjuhë, duke e cilësuar këtë si pasojë të neglizhencës së udhëheqësisë së kaluar të Qytetit të Shkupit, të përbërë nga koalicioni BDI–Levica–Danella.

Zekerija Berisha në emër të, këshilltarëve të VLEN-it në Shkup thekson se mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve është i papranueshëm dhe se ata kanë ndërmarrë menjëherë hapa për të kërkuar që dokumentet zyrtare të jenë në përputhje me ligjin dhe në dy gjuhë zyrtare.

“Pas reagimit tonë, KKZ ka pranuar kërkesën dhe nesër, në ora 10:00, do të marrim certifikatat e reja në dygjuhësi,” thuhet në njoftimin e këshilltarëve të VLEN-it.

Ata theksojnë se respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe vlerë e barazisë, duke shtuar se VLEN mbetet gjithmonë në anën e ligjit, dinjitetit dhe respektit të gjuhës shqipe./ Zyrtare

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More