Berisha – pensionistëve: Kartë konsumatori, zgjerim i listës së rimbursimit të ilaçeve

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e PD-së për pensionistët. Berisha tha se tre muajt e parë do të vendosim minimumin jetik 200 euro dhe se çdo pension do të rritet me 20%.

“Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro. Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro. Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20%”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se “do të vendosim kartën e konsumatorit, të cilën do e ketë çdo pensionist dhe çdo rrogëulët, që do të marrë kthim të TVSH-së rreth 450 euro në vit. I bie afërsisht rreth 3 pensione aktuale”

“Pensionistët nuk do e blejnë ushqimin njësoj si rrogëtarët. Pensionistët do e blejnë me atë çmim, por shteti do u kthejë atyre TVSH-në e çmimit, 20 përqindëshin”, tha Berisha.

Berisha premtoi se “do të zgjerojmë listën e rimbursimit të ilaçeve”.

“Dy gjërat me ilaçet. U garantoj se ilaçe të pasigurta nuk do hyjnë në Shqipëri në mënyrë kategorike sepse do rikthejmë ligjin që kishin, që ndalonte tregtimin e ilaçeve që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE. Ilaçet që tregtohen në BE kontrollohen nga enti i BE për ilaçet dhe janë të sigurta se e kanë lëndën aktive që vepron dhe nuk ka lëndë të tjera të rrezikshme. Ne rikthejmë këtë ligj në 100 ditët e para”, tha Berisha.

“Ne do ulim çmimin e energjisë elektrike nga 9.5 që u bë tani, ne do ta ulim në 7. Do përgjysmojmë tarifën e ujit për pensionistët dhe rrogëulëtit”, the Berisha.

“11 maji është një ditë që bën ndryshimin e madh dhe unë ftoj çdo pensionist, pavarësisht nga bindjet e tij të bashkohet në këtë përpjekje të përbashkët”, u shpreh Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More