Seriali “Yabani” ose në shqip që do të thotë ”I egri” ka bashkuar emrat më të njohur të kinematografisë turke, në mesin e tyre gjendet edhe këngëtari shqiptar, Bertan Asllani.
Bertani është në rolin e ”Alazit”, personazh ky thuajse kryesor.
Për shikuesit kosovar ”I egri’ transmetohet në ekranin e RTV21. Historia e serialit do të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.
Historia e një familje të pasur që mbanë sekrete lidhur me rrëmbimin e një fëmije do përcillet me shumë vuajtje.
Seriali ka filluar xhirimet në shtator të vitit të kaluar.
Pjesë e castit të aktorëve janë: Halit Özgür Sarı, Dolunay Soysert, Simay Barlas e shumë të tjerë.
