Sipas Eurostat, këtë vit që po lëmë pas, çmimi mesatar i produkteve të logjistikës bujqësore në të gjithë rajonin e BE ra me 2%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa çmimi mesatar i mallrave bujqësore për konsum, ra me 6%.
Kjo rënie e çmimit të produkteve të logjistikës bujqësore, erdhi pas rritjeve të mprehta në 2021 dhe 2022, si dhe rritja modeste në vitin 2023, këto sollën një ndryshim të konsiderueshëm në ndryshimet e çmimeve të mallrave për vitin 2024.
Çmimet ranë ndjeshëm në produktet e logjistikës bujqësore për plehrat kimike(-18%), ushqimin për kafshët (-11%), dhe uljet më të vogla ishin produktet për mbrojtjen e të korrave ashtu edhe pesticidet (-2%).
Në mallrat e konsumit ulje u regjistruan te drithërat (-15%), vezët (-8%), derrat (-7%), shpendët (-6%) dhe perimet dhe hortikultura (-2%).
Por nga ana tjetër në mallrat e konsumit janë rritur çmimet e vajin e ullirit (+30%), patatet (përfshirë farat e patates) (+12%) dhe frutat (+7%), si dhe rritje të lehta për bagëtinë në (+2%). Syri.net-Economistat