Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

nga Xh M

Tetovë, 31 tetor – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në tubimin e mbajtur sonte në Tetovë deklaroi se e ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është në duart e këtij koalicioni.

“Prandaj ne sonte jemi këtu, për të konfirmuar edhe njëherë që e ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë VLEN. VLEN gjithkund ku udhëheq me komunat, dhe do të udhëheq edhe në të ardhmen. Do të jetë një VLEN që do të realizojë projekte, do të realizojë projekte për rininë, sepse rinia ja vlen,” tha Kasami gjatë fjalimit të tij.

Ai shtoi se të rinjtë janë shtylla kryesore e zhvillimit dhe se përkushtimi i tyre meriton vëmendje dhe investim.
“Ia vlen për të gjithë atë angazhim që e ka bërë, derë më derë, mëhallë me mëhallë, por më shumë ia vlen sepse nuk pranoi degjenerimin e funksionarëve të BDI dhe sot e dha mesazhin që nuk e ka vendin në Tetovë,” theksoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More