Shkup, 21 shkurt – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ka zgjedhur Biljana Karakasheva -Shulev për zëvendëskryetare. Ajo këtë detyrë do ta ushtrojë për gjashtë muajt e ardhshëm dhe vjen në vendin e Servet Demirit.
Pika për zgjedhjen e zëvendëskryetarit ka qenë e para në seancën e sotme të 15-të. Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska në shpjegimin e propozimit, theksoi se pas skadimit të mandatit të Demirit, duhet të emërohet zëvendëskryetar i ri në bazë të parimit të rotacionit dhe sipas rendit të alfabetit.
