Bislimi dhe Konjufca homazhe te shtatorja e Ismail Qemalit: “Shpallja e pavarësisë në Vlorë, vazhdoi me çlirimin e Kosovës”

nga D V

Kryetar i i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se Ismail Qemali shpalli pavarësinë e gjithë kombit shqiptar, prandaj edhe Isa Boletini me gjithë ata luftëtarë ishte prezentë aty.

“Prej Isa Boletinit erdhëm te Ismail Qemali. Është shumë me rëndësi që e kemi në kryeqytetin tonë shtatoren e Ismail Qemalit. Ai që në emër të gjithë shqiptarëve e shpalli Pavarësinë e kombit tonë. Në këtë mënyrë e ka shpallë edhe pavarësinë e Kosovës sepse atëherë nuk e kishim këto ndarje që i kemi sot. Ai e shpalli pavarësinë e gjithë kombit shqiptar, prandaj aty nuk mund të mos ishte edhe Isa Boletini me gjithë ata luftëtarë të cilët e filluan kryengritjen në Kosovë dhe e cila kulmoi me shpalljen e Pavarësisë në Shqipëri”, tha ai.

Konjufca ka theksuar se 28 Nëntori i 1912-ës, vazhdoi me çlirimin e Kosovës përmes luftës së lavdishme të UÇK-së.

“Jemi pikërisht në këtë ditë të bekuar, në Ditën e flamurit tonë kombëtar e cila mori inspirim nga kthimi i Skënderbeut në Krujë, vazhdoi me shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, vazhdoi me çlirimin e Kosovës përmes luftës së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit legjendar Adem Jashari dhe sot vetëm mund të urojmë që festofshim si shqiptarë gjithmonë të lirë dhe krenar”, u shpreh Konjufca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More