“Bitcoin” vijon rënien e lirë, zbret në 81 mijë dollarë! Tronditet tregu i kriptomonedhave, ka humbur 1,5 trilionë USD në pak javë

nga L. M

Të premten (21 nëntor), kriptomonedha më popullore ra deri në 6.4%, në 81,629 dollarë (në fillim të javës regjistroi 90 mijë USD, kurse në shtator ishte 126 mijë USD), ndërsa Ether humbi më shumë se 7.6%, duke rënë nën 2,700 dollarë.

Tokenët më të vegjël ndoqën shembullin, ndërsa tregjet evropiane të aksioneve janë gjithashtu në rënie, duke konfirmuar “kthimin” e plotë të investitorëve në modalitetin e shmangies së rrezikut.

Vetëm në nëntor, Bitcoin ka humbur rreth 25% të vlerës së tij, rënia më e madhe mujore që nga qershori 2022, kur “Stablecoin TerraUSD” i Do Kwon u shemb, duke shkaktuar një kaskadë falimentimesh të korporatave që kulmuan me falimentimin e bursës FTX të Sam Bankman-Fried.

Pavarësisht një klime “miqësore ndaj kriptomonedhave” në Shtëpinë e Bardhë nën Donald Trump dhe rritjes së adoptimit institucional të aseteve dixhitale, Bitcoin ka rënë më shumë se 30% që nga rritja e tij mbresëlënëse në nivelet më të larta të të gjitha kohërave në tetor.

Rënia u përshpejtua pas një “raundi” shpërthyes likuidimesh më 10 tetor, i cili “avulloi” 19 miliardë dollarë dhe fshiu rreth 1.5 trilionë dollarë nga kapitalizimi total i të gjitha kriptovalutave.

Vetëm në 24 orët e fundit, likuiditeti shtesë në pozicionet e levuara tejkaloi 2 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga CoinGlass.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More