Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

nga L. M

Subjektet që prodhojnë, trajtojnë apo gjenerojnë mbetje, do të kenë detyrimin për t’i menaxhuar vetë. Aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe për pasojë Shqipëria po bën ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas propozimeve te reja, të gjitha kostot që rrjedhin nga përmbushja e këtyre detyrimeve ligjore do të mbulohen nga prodhuesit, duke ulur barrën e menaxhimit të mbetjeve për shtetin, ndërkohë që në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve gjobat e propozuara variojnë nga 100 mijë në 1 mln lekë.


Ligji do zbatohet për kategori mbetjesh te tilla si, ambalazhet, bateritë, akumulatorët, automjetet në fund të ciklit te tyre dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.


Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.

Detyrimet që rrjedhin nga ky ligj do t’i fillojnë efektet nga data 1 qershor 2026.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More