Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor, kërkojnë reflektim nga Qeveria për tregun e lirë të energjisë elektrike

nga D. V.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se më 11 qershor do të organizohet një protestë nga bizneset në sheshin e Prishtinës, nëse Qeveria nuk reflekton lidhur me vendimin për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kështu deklaroi Rafuna, pas takimit që kanë pasur me përfaqësues të bizneseve, transmeton Telegrafi.

“Takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë, të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit që kemi kërku më herët, të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë që e përcjell gjatë kësaj faze të tranzicionit për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë. Në rast se nuk do të ketë reflektim, atëherë bizneset bashkë me punëtorët ditën e mërkurë do të dalim në shesh në orën nga ora 11:00 deri në ora 12:00 për ta shpreh pakënaqësinë që e kemi lidhur me këtë vendim dhe për mos reflektimin e qeverisë së Kosovës”, tha Rafuna.

Ai kërkoi nga institucionet që të respektojnë kërkesën e komunitetit të biznesit dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Për këtë arsye, në emër të bizneseve kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të respektojë pjesën e tranzicionit për shkak të rrethanave dhe kushteve ku jemi, dhe ta gjejmë një zgjidhje që ta menaxhojmë sa më mirë dhe të mos ketë nevojë që bizneset të dalin në shesh për të protestuar”, shtoi ai.

Ndryshe, sot ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ftuar bizneset të marrin pjesë në seminarin që do të mbahet mbi aspektet teknike të furnizimit me energji elektrike në tregun e hapur.

Rizvanolli thotë se në takim do të adresohen çështjet kryesore që janë ngritur së fundi në takim me bizneset dhe furnizuesit.

Seminari informues është planifikuar të mbahet me 10 dhe 11 qershor.

Bizneset para disa ditësh kanë protestuar në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More