Borë në Mavrovë dhe Kodër të Diellit

nga Redaksia

Tetovë, 2 shtator – Këtë mëngjes në Maqedoni ka temperatura të ulëta me reshje shiu. Në male ka reshje bore.

Në Mavrovë dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes ra bora e parë e kësaj vjeshte, duke krijuar një shtresë të hollë bore. Borë ka edhe në vendet e tjera malore. Pritet që të formohet një shtresë bore deri në 15 centimetra.

Në vendet më të ulëta ka reshje shiu. Temperaturat për këtë periudhë të vitit janë nën mesataren. Temperatura maksimale do të jetë 13 gradë, ndërsa në Shkup do të arrijë deri në 11 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More