Bozhinovska: Po punojmë për ndryshime në energjetikë dhe rezultatet tashmë janë të dukshme

nga Redaksia

Shkup, 9 korrik – Kumanovë, 9 korrik 2025 (MIA) – Sektori energjetik gjatë shtatë viteve të kaluara ishte anashkaluar, ndërsa po punohet shumë për përmirësim, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në tribunën e otme të VMRO-DPMNE-së “Nga tabiliteti energjetik drejt ekonomisë së fuqishme” në Kumanovë.

Bozhinovska si disa nga arritjet i ceki Ligjin e ri për energjetikë, përmirësimin e pagesës së të dhënave, dhe hapjen e suksesshme të gazpërpuesit me Greqinë. Paralajmëroi se do të ketë vendosje të komuniteteve energjetike, ndërsa ndarja e inverterëve do të vazhdojë edhe këtë vit. Bozhinovska theksoi se përpjekjet për ndryshime tashmël janë të dukshme, por që të arrihen rezultate të rëndësishme nevojitet më shumë kohë.

Ajo shtoi se po punohet në legjislaturën, ndërkaq rezultatet në resorin e energjetikës tashmë janë të dukshme.

Potencoi se gazpërçuesi me Greqinë është sukses i madh për Qeverinë, se zbatimi i tenderit solli kursim prej 12 milionë eurove, ndërsa projektin do ta realizojë një ndërmarrje nga vendi.

Ajo foli edhe për çmimin e rrymës, i cili nuk u rrit, ndërkaq po ndërmerren masa për mbështetje energjetike, siç janë ndarja e inverterëve dhe krijimi i komuniteteve energjetike për fatura më të ulëta në ndërtesa të mëdha. Sipas saj, edhe pse përpjekjet janë në rrjedhë dhe disa rezultate tashmë janë të dukshme, nevojitet më shumë kohë për implementim të plotë të ndryshimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More