Buxheti i UT-së do të jetë 18 milionë euro, i UNT-së 4.8 milionë euro

nga Xh M

Për zëvendësministrin e arsimit Lulëzim Aliu, buxheti prej 38 miliardë denarëve për arsim për vitin 2025, është rritje e hatashme. Për këtë rritje ai u lëvdua në emër të koalicionit VLEN, gjersa edhe konferencën për media e mbajti nga zyrat koalicionit, e jo në Ministri. Tregoi po ashtu se për arsimin e mesëm është paraparë rritje e buxhetit në 29 milionë euro. Zëvendësministri Aliu kumtoi edhe mjetet e ndara për Universitetin e Tetovës dhe Universitetin “Nënë Tereza”.

“VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro, pa përmendur këtu ndërtimin e kampusit që e kemi promovuar si qeveri”, tha Lulëzim Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More