Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor

nga Redaksia

Shkup, 19 tetor – Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit, njoftoi Alsat.

Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare.

Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht.

Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More