Çairi dhe Tetova anëtarësohen në “Sister Cities International”

nga Redaksia

Washington D.C., 5 gusht – Komuna e Çairit dhe Komuna e Tetovës janë zyrtarisht pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të diplomacisë qytetare “Sister Cities International”. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Çairit, Visar Ganiu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u nënshkrua marrëveshja e anëtarësimit.

Ganiu theksoi se ky hap shënon një moment të rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të komunës dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në disa fusha:

  • Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme me pushtete lokale nga vende të ndryshme;
  • Përfshirja e të rinjve dhe institucioneve arsimore në programe ndërkombëtare shkëmbimi;
  • Promovimi i kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik;
  • Përfitimi nga trajnime dhe burime të specializuara;
  • Rritja e rolit të komunës në dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Ky anëtarësim na mundëson të lidhim Çairin dhe Tetovën me rrjete globale dhe të pozicionohemi si partnerë aktivë në diplomacinë lokale bashkëkohore,” u shpreh Ganiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More