Cara Delevingne feston esëll ditëlindjen e 33-të, dy vite pas rikuperimit nga abuzimi me substanca

nga D. V.

Cara Delevingne u pa e qeshur ndërsa kthehej në shtëpi me makinë pas festës së ditëlindjes së saj të 33-të në Bar Marmont në Los Angeles, ku e festoi esëll dhe në shoqërinë e personazheve të famshëm si Margot Robbie dhe Jay Hernandez.

Modelja e njohur nisi rrugën drejt rikuperimit në vitin 2022, pas disa pamjeve shqetësuese të saj jashtë aeroportit Van Nuys.

Në prill të këtij viti, ajo konfirmoi për mediet transformimin e saj gjatë Festivalit Coachella dhe theksoi se ishte ende esëll përmes një postimi në Instagram, ku iu përgjigj një ndjekësi: “Jam ende esëll”, shkruan DailyMail.

Në një intervistë për Variety, Cara tregoi se rruga e saj e shërimit nuk ka qenë e lehtë, por inkurajoi të tjerët: “Nëse unë mund ta bëj, kushdo mundet… duhet të komunikosh dhe të jesh i sinqertë – veçanërisht me veten”.

Në një rrëfim për Vogue, ajo shtoi: “Këtë herë e kuptova që trajtimi me 12 hapa ishte gjëja më e mirë dhe se duhej të mos turpërohesha për këtë. E kundërta e varësisë është lidhja, dhe unë e gjeta vërtet këtë në 12-hapësh”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More