Celibashi: Puna e OSBE dhe rekomandimet e ODIHR, jetike për forcimin e integritetit zgjedhor

nga D. V.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mori sot pjesë në prezantimin dhe raportimin e raportit vjetor të Prezencës së OSBE-së, ku mbajti edhe një fjalim para përfaqësuesve nga 57 delegacionet e Këshillit të Përhershëm.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi falënderoi të pranishmit dhe veçanërisht Ambasadorin Michel Tarran dhe stafin e tij të Prezencës në Tiranë.

Celibashi deklaroi “se jo vetëm KQZ, por i gjithë vendi ynë ruan respekt të thellë për OSBE-në”.

“Partneriteti ynë me OSBE-në është themelor dhe i pazëvendësueshëm, duke sjellë rezultate konkrete në forcimin e administratës zgjedhore, nxitjen e dialogut dhe rritjen e besimit publik.

“Puna e Prezencës së OSBE-së ka qenë jetike, duke ofruar mbështetje teknike, trajnime dhe ekspertizë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërkohë rekomandimet e ODIHR-it shërbejnë si një hartë rrugore praktike për forcimin e integritetit zgjedhor”, tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi se “përballë sfidave të reja zgjedhore, zhvillimet teknologjike dhe nevoja për përafrim me standardet evropiane, bëmë thirrje për mbështetje të vazhdueshme dhe të zgjeruar, veçanërisht për digjitalizimin e proceseve dhe lehtësimin e votimit për të gjithë zgjedhësit shqiptarë”.

“Investimi në zgjedhje është investim në stabilitetin demokratik dhe në të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Celibashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More