Çfarë është ‘Boxing Day’ dhe cilat ndeshje do të shohim sot në Ligën Premier

nga D V

Të gjithë tifozët e futbollit në Angli e kanë pritur me padurim ditën e sotme për të bërë tifo për skuadrat e tyre në ditën e famshme të Boxing Day, e cila është më shumë se një xhiro ‘normale’.

Boxing Day, ose dita pas Krishtlindjes, na sjell tetë ndeshje në Ligën Premier dhe luhet në secilin kampionat në Angli.

Tetë ndeshje të nivelit elitar të futbollit anglez do të luhen në katër orare të ndryshme, kështu që tifozët do të shijojnë gjithë ditën.

Disa teori janë të lidhura me ekzistencën e Boxing Day, dhe më e përfolura është se është dita e parë pas Krishtlindjes kur anglezët e pasur u bënin dhurata shërbëtorëve të tyre.

Një pjesë e traditës është që biletat në Boxing Day janë më të lira në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund t’i përballojnë ato, dhe gjithashtu thuhet se mbajtësit e biletave vjetore shpesh dhurojnë biletat e tyre në këtë ditë.

Programi i sotëm nis në orën 13:30 në Etihad kur Manchester City do të presë Evertonin dhe tenton të dalë nga kriza e pabesueshme dhe e papritur në të cilën ndodhet.

Në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, City ka shënuar vetëm një fitore me dy barazime, ndaj do të jetë shumë interesante të vijohet dueli i sotëm.

Ndër ndeshjet që nisin nga ora 16:00 duhet veçuar dueli mes Newcastle dhe Aston Villa dhe Chelsea e Fulham.

Ndeshjet e ditës së sotme në Ligën Premier:

Manchester City – Everton (13:30)

Bournemouth – Crystal Palace (16:00)

Chelsea – Fulham (16:00)

Newcastle – Aston Villa (16:00)

Nottingham Forest – Tottenham (16:00)

Southampton – West Ham (16:00)

Wolverhampton – Manchester United (18:30)

Liverpool – Leicester (21:00)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More