Çitaku: PDK nuk e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër

nga D. V.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e ka bërë të qartë që nuk do ta mbështesë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka ushtruar më parë funksionin e ministrit, raporton Ekonomia Online.

“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës.”

Ajo tha se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate.

“Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate.”

“PDK e ka bërë të qartë kë nuk e voton”, ripërsëriti ajo, para seancës së 50-të konstituive të Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More