Çmimet “Gotham”, “One Battle After Another” kurorëzohet filmi më i mirë artistik

nga D. V.

“One Battle After Another” me regji të Paul Thomas Anderson u kurorëzua si filmi më i mirë artistik në edicionin e 35-të të Çmimeve Amerikane të Filmit “Gotham” në Nju Jork, sipas AP.

Gjithashtu, regjisori disident iranian, Jafar Panahi fitoi tre çmime “Gotham”, një nisje e shkëlqyer e sezonit të çmimeve në industrinë e filmit.

Çmimet  “Gotham”, të prezantuara nga Instituti i Filmit dhe Medias “Gotham”, nuk konsiderohen si një pararojë e çmimeve “Oscar”.

Ceremonia e Çmimeve Amerikane të Filmit “Gotham” u organizua në “Cipriani Wall Street” në qendër të Manhatanit.

“One Battle After Another”, kushtoi të paktën 130 milionë dollarë për t’u realizuar, ndryshe nga çdo fitues i mëparshëm i çmimeve “Gotham”.

Fituesit e mëparshëm përfshijnë filma të pavarur si “Past Lives”, “Everything Everywhere All at Once” dhe fituesi surprizë i vitit 2024, “A Different Man”.

“Më kujtohet dikur, kur çmimet “Gotham” ishin për filma me buxhet të ulët”, bëri shaka Adam Sandler, duke prezantuar një homazh për Noah Baumbach.

Por, në vitin 2023, çmimet “Gotham” hoqën dorë nga limiti i buxhetit prej 35 milionë dollarësh për filmat.

Dhe këtë vit, “One Battle After Another”, një rrëfim baba-bijë për protestën shumëbrezash, shihet gjerësisht si favorit për filmin më të mirë në Çmimet e Akademisë në mars.

Në çmimet “Gotham”, juritë e vogla zgjedhin të nominuarit dhe fituesit, gjë që shpesh çon në rezultate të papritura.

Sope Dirisu u vlerësua me çmimin për “Performancën më të Mirë Kryesore” në dramën britaniko-nigeriane “My Father’s Shadow”.

Çmimin e tij e pranoi regjisori i filmit, Akinola Davies Jr., i cili fitoi edhe si “Regjisori më i Mirë”.

Të nominuar të tjerë në këtë kategori përfshinin Jessie Buckley “Hamnet”, Jennifer Lawrence “Die My Love” dhe Ethan Hawke “Blue Moon”.

Wunmi Mosaku fitoi çmimin për “Performancën më të Mirë Mbështetëse” në filmin “Sinners”, një fitore që i tejkaloi nominimeve të tilla si, Teyana Taylor (“One Battle After Another”), Stellan Skarsgard (“Sentimental Value”) dhe Jacob Elordi (“Frankenstein”).

Regjisori i “Sinners”, Ryan Coogler, pranoi çmimin e saj.

Regjisori dhe skenaristi iranian i filmave, Jafar Panahi fitoi tre çmime për dramën e tij hakmarrëse “It Was Just an Accident”: “Regjisori më i Mirë”, “Skenari më i Mirë Origjinal” dhe “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar”.

Të hënën, avokati i Panahi, Mostafa Nili, tha se regjisori ishte dënuar me një vit burg dhe gjithashtu i ishte ndaluar të udhëtonte për dy vjet.

Panahi u burgos për disa muaj përpara se të realizonte “It Was Just an Accident” dhe u lirua vetëm pasi hyri në grevë urie.

Në vitin 2010, atij iu ndalua të bënte filma ose të udhëtonte jashtë Iranit. Megjithatë, ai vazhdoi të bënte filma pa lejen e qeverisë.

Që nga viti 2023, dhe deri në vendimin e së hënës, Panahi-t i ishte lejuar të largohej nga Irani. Në maj, filmi i tij fitoi “Palmën e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Fitues të tjerë të çmimeve “Gotham”, përfshinin Harry Lighton (“Pillion”) për “Skenarin më të Mirë”; Abou Sangare (“Souleymane’s Story”) për “Performancën me të Mirë”; dhe “My Undesirable Friends: Part 1 — Last Air in Moscow” me regji të Julia Loktev për “Dokumentarin më të Mirë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More