De Jong e konfirmon: Unë dhe Barcelona jemi të lumtur,

nga L. M

Barcelona fitoi dje ndaj Seulit me rezultatin e thellë 7-3 në një ndeshje miqësore, gjatë turit aziatik të blaugranave.

Pas përfundimit të lojës, gazetarët e pranishëm e shfrytëzuan rastin për të pyetur Frenkie de Jong mbi të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale me katalanasit i skadon në vitin 2026.

Mesfushori holandez, që është kthyer menjëherë në shtyllë të rëndësishme për skemat e Hansi Flick, pas disa sezoneve të vështira, u shpreh qartë:

Nuk kam rinovuar ende, por jam shumë i lumtur te Barça. Mesa di, edhe Barcelona është e kënaqur me mua. Do ta rinovoj kontratën”. Në këtë mënyrë, holandezi iu dha fund zërave për një largim të mundshëm.

Në moshën 28-vjeçare, deklarata e tij është një lajm i mirë për tifozët dhe drejtuesit e klubit katalanas, që e shohin atë si pjesë kyçe të projektit afatgjatë.

Konfirmimi i rinovimit të kontratës për Frenkie de Jong do të përforconte më tej stabilitetin e skuadrës blaugrana, ndërsa mesfushori i njohur për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës pritet të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore edhe për vitet në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More