Denoncime në Antikorrupsion për shkelje ligjore gjatë fushatës për zgjedhjet lokale

nga Xh M

Shkup, 30 tetor – Te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë regjistruar 39 denoncime për dyshime për shkeljen e ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesi, si dhe 2 denoncime për shfrytëzimin e makinave zyrtare për qëllime partiake gjatë fushatës.

“Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve lokale 2025, janë dorëzuar dy denoncime me pretendime për shfrytëzimin e resurseve shtetërore gjatë kohës së procesit zgjedhor. Konkretisht të dyja denoncimet janë me pretendime për shfrytëzimin e makinave zyrtare për nevojat e fushatës zgjedhore. Procedurat mbi të dy raportet janë duke vazhduar”, thonë nga Komisioni për Antikorrupsion.

Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit njoftojnë se po ashtu ka pasur denoncime për dyshime për punësime dhe shpërndarje në sektorin publik.

“Në Komisionin Antikorrupsion janë dorëzuar gjithsej 39 denoncime për dyshime për paligjshmëri dhe shkelje të ndalesave ligjore në procesin zgjedhorë, prej të cilave numri më i madh, respektivisht 19, kanë të bëjnë me punësime dhe riorganizim në sektorin publik në kohën e procesit zgjedhorë”, thonë nga Antikorrupsioni.

Në pajtueshmëri me ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesi dhe Kodin Zgjedhor, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, mes tjerash ndalohen investimet e reja, pagesat e jashtëzakonshme, nuk mund të ketë punësime të reja ose procedura për ndërprerjen e raportit të punës të të punësuarve nëpër institucionet shtetërore dhe publike. Ndryshe nga gjithsej 635 institucione te Komisioni Antikorrupsion, 403 institucione kanë dorëzuar të dhëna për makinat zyrtare në afatin ligjorë, ndërsa 232 të dhënat i kanë dorëzuar pas skadimit të afatit. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More