“Deponia në fshatin Nikushtak”, Mexhiti fajëson institucionet lokale

nga Redaksia

Shkup, 6 shtator – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ndërmori masa të reja për zgjidhjen e problemit me deponinë në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës.

Ai fajëson institucionet lokale, duke theksuar se ndërsa shteti bën përpjekje për ta pastruar dhe mbrojtur zonën, komunat dhe opozita vazhdojnë të ndotin. Ministri Mexhiti njoftoi vendosjen e kamerave dhe ndëshkimin e ndërmarrjes publike të Likovës, duke synuar mbylljen e plotë të deponisë për të krijuar një terren të pastër dhe pa mbeturina.

Protesta u zhvilluan dje nga banorët e fshatrave Orllancë, Grushinë dhe Nikushtak të komuniteteve të Haraçinës dhe Likovës, të cilët kërkuan zgjidhje të përhershme për mbetjet, duke kërkuar largimin e mbeturinave një herë e përgjithmonë, jo vetëm mbulimin e tyre. Këto veprime vijnë pas shqetësimeve të vazhdueshme për ndikimin negativ të deponisë në mjedis dhe shëndetin publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More